Report TV - Elvis Roshi i lirë! Gjykata e Lartë i heq masën ''arrest shtëpie'’

2016-10-17 0

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është i lirë të kthehet në zyrë dhe të ushtrojë detyrën pas vendimit të sotëm nga Gjykata e Lartë. Pas shqyrtimit të kërkesës, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi heqjen e masës së sigurisë, ?arrest shtëpie? për kryebashkiakun e Kavajës, duke caktuar vetëm detyrim paraqitje. Ndaj kryebashkiakut të Kavajës rëndonte akuza e fshehjes dhe mosdeklarimt të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, duke shkelur kështu ligjin e Dekriminalizimit.

Seanca
Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi i dyshuar për veprën penale të ?Falsifikimit të dokumenteve dhe vulave? doli këtë të mërkurë para Gjykatës së Lartë.

Pas masës së sigurisë' arrest shtëpie' vendosur nga gjykata, Roshi kërkoi lirinë me argumentet se efektet e ligjit të Dekriminalizimit mbi të nuk qëndrojnë dhe ai as ka gënjyer dhe as ka kryer vepër penale siç pretendon prokuroria.

Gjykata e Larte vendosi sot heqjen e mases 'arrest shtepie' dhe caktimin e mases, 'detyrim paraqitje'. Ky vendim i gjykatës ka rrëzuar prokurorinë e cila kërkoi lënien në fuqi të arrestit në shtëpi pasi sipas akuzës ata janë në pritje të letër porosive nga Gjermania për të hetuar nëse Roshi ka gënjyer apo jo në plotësimin e formularit të vetëdeklarimit.

Free Traffic Exchange