Një 36-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, pasi është qëlluar me armë zjarri. Policia ka identifikuar viktimën e kësaj ngjarje, i cili është Erion Mihallari, 36-vjeç, ndërsa mësohet se ai ndërroi jetë gjatë rrugës kur po dërgohej në spital. Mihallari ishte emigrant në Itali dhe sapo ishte kthyer në vendlindje.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një rrugë pranë stacionit të Trenit.
Nga të dhënat e para nga policia dhe dëshmitarët, raportohet se autori i ka zënë pritë 36-vjeçarit Erion Mihallari dhe sapo ka zbritur nga makina tip ?Ford? pas debatit e ka qëlluar me armë.
Autori ka përfituar nga errësira në një rrugë në ndërtim e sipër pranë stacionit të Trenit për të goditur 36-vjeçarin dhe më pas për t?u larguar me shpejtësi.
Ndërkohë, në një njoftim të shpërndarë nga Policia e Elbasanit, mëngjesin e kësaj të diele, thuhet se janë shoqëruar 9 persona si të dyshuar për vrasjen. Policia sqaron gjithashtu se gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja, kalibër 7.65 mm.
Pista e parë ku po hetohet është një konflikt i vjetër mes autorit dhe viktimës Erion Millo.