Ekspozita "Marubi" e hapur në Amsterdam ka dhënë impaktin e saj jo vetëm tek vizitorët por edhe specialistët e fushës që shijuan nga afër punimet e prezantuara.
Drejtori Luçian Bedeni e cilëson këtë rrugëtim si një kapitull të ri për fototekën kombëtare të fotografisë.
Por sfida më e madhe nis me çeljen e shkollës së kuratorëve që do të bëhet në këto mjedise.
Bedeni thotë se është në hapat e parë për nisjen e këtij projekti madhështor.
Futja ne garën e "Europian award of the year" që zhvillohet për muzetë do të sjellë edhe kulmin e suksesit të Dinastisë Marubi.