Dritan Ulqinaku, tregon për "Report Tv" se fillimi i shkollës do të monitorohet me shumë kujdes

2020-11-05 1

Shtatori shënon muajin e 6-të që vendi ynë po përballet me epideminë covid-19, muaj këto që janë shoqëruar me rritje të shifrave të rasteve pozitive me koronavirus e fatkeqësisht edhe me humbje jete. Por pikërisht në këtë muaj do të kemi edhe hapjen e shkollave, duke rikthyer kështu pas një shkëputje që prej muajit mars, nxënësit në bankat e shkollës.

Epidemiologu Dritan Ulqinaku, tregon për "Report Tv" se fillimi i shkollës do të monitorohet me shumë kujdes, por nuk pritet që të ketë cudi në shifra.?Fillimi i shkollës është evenimenti më i madhë që ne padiskutim do e monitorojmë me shumë kujdes por të paktën në gjykimin tim si epidemiolog mund të them që nuk pres ndonjë cudi përsa i përket shifrave. Bazuar në shifrat e deritanishme, mund të them që rastet ose personat e infektuar zyrtarisht nën moshën 20 vjec përbejnë më pak se 2% të gjithë rasteve. Frikë është transmetimi i virusit nga nxënësit e shkollave në shtëpi tek gjyshërit e tyre dhe këtu duhet të jemi të kujdesshëm,?- u shpreh epidemiologu.

Situata deri më tani paraqitet e menaxhueshme sipas epidemiologut, pasi sistemi shëndetësor vijon të jetë në funksion, ndërsa dita ditës mjeku i familjes ka marrë rolin për këshillimin e qytetarëve.

Sa i përket rastit të 55- vjecarit pozitiv me covid që udhëtoi me autobus drejt pikës kufitare të Kakavijës, epidemiologu shpjegon se lista me të gjitha rastet pozitive depozitohet në Policinë e Shtetit.

?Për të gjithë rastet pozitive, depozitohet lista e tyre në Policinë e Shtetit. Nuk mundet që Instituti i Shëndetit Publik të bëjë edhe rekomandimet, edhe testimet edhe gjurmimet, edhe këshillimet por edhe monitorimin 24 orë të personave. Prandaj ne themi shumë herë për ndërgjegjësimin e popullatës. Ky është një rast flagrant, i cili në vendet e tjera duke filluar nga Gjermania do ishte sot në burg, nuk duhet të jemi tolerantë kundrejt këtyre individëve?,- tha Dritan Ulqinaku.