Report TV - Pastrim parash me turizëm mjekësor sekuestro llogarive të kompanisë ruse

2016-09-27 2

Sekuestrohen pas dy vitesh aktivitet në Shqipëri llogaritë bankare të kompanisë me pronar rus e cila ofronte shërbime të turizmit mjekësor me fokus në transplantin e organeve.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendimin e sekuestros së llogarive të kompanisë ?A News Life 4 U? me administrator shtetasin rus Robert Shpolinske.

Nga hetimet e agjentëve të parandalimit të pastrimit të parave deri në këtë fazë ku është vendosur sekuestro rezulton se nga ana Seksionit për Pastrimin e Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tirane janë grumbulluar të dhëna që krijojnë dyshime për një rast pastrimi parash nga ana e shtetasit Robert Shpolinske i ditëlindjes 15.05.1980 si dhe shtetasit rus Boris Igor Wolfman/Volfman i ditëlindjes 11.03.1984.

?A New Life 4U? rezulton se është hapur në Shqipëri më 11 nëntor 2014 dhe është një kompani që operon në Tiranë nën drejtimin e Robert Shpolinske.