Ora News –Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtarit Albano Carrisi

2016-09-27 17

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këngëtari i njohur italian me shtetësi shqiptare, Albano Carrisi, është nderuar nga Bashkia e Tiranës me Çelësin e Qytetit.
Ai u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dorëzoi atij çmimin në shenjë mirënjohje për kontributin që këngëtari ka dhënë jo vetëm në jetën artistike dhe kulturore në vendin tonë, por edhe në lidhjet e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kryetari i bashkisë e falenderoi këngëtarin për vizitën e tij në Shqipëri dhe për faktin që ai ka zgjedhur pikërisht Tiranën për të mbajtur koncertin e radhës.
Albano Carrisi ka ardhur në Tiranë me ftesë të shoqatës kulturore ?Al Bano Carrisi?, dhe do të mbajë nesër në orën 18:30 do mbajë një koncert në Sheshin ?Nënë Tereza?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/showbiz/veliaj-i-jep-celesin-e-qytetit-kengetarit-albano-carrisi/

Free Traffic Exchange