Report TV - Maturantët para kuvendit: Zgjidhje ose protesta të tjera

2016-09-27 0

Dhjetëra maturantë protestuan para parlamentit kundër formulës së përzgjedhjes së tyre në universitete, ndërsa janë përplasur me forcat e policisë, pasi kanë kërkuar që të afrohen tek hyrja e Kuvendit për të biseduar me deputetët.

Ata kanë dashur që të ulen në rrugën që të çon në hyrje të Kuvendit, por më pas janë zhvendosur me insistimin e policisë.

Më herët ata kanë kërkuar takim me Ministren e Arsimit e Sportit Lindita Nikolla.

Në mënyrë të organizuar ata janë shprehur se, nuk janë të qartë për vijimin e raundit të dytë të pranimeve.

Sipas tyre, amullia që është krijuar ka vetëm një qëllim, kalimin e tyre tek universitetet private.

Por një gjë e tillë nuk mund të arrihet nëse maturanti që në momentin e përzgjedhjes së lëndëve nuk e ka përzgjedhur alternativën e vijimit të studimeve të larta në një universitet privat.

?Ata që kanë nota të mira nuk janë shpallur fitues. Kjo amulli ështtë bërë që studentët të shkojnë drejt privatit, duke bërë korrupsion.? Tha një nga maturantët.

Ndërsa një tjetër tha se ?Ne nuk ndalim protestat, kërkojmë rikthimin e sistemit të mëparshëm,nuk jemi të përgatitur me këtë lloj sistemi për pranimin në universitete?.

Protesta është mbyllur rreth orës 12:30. Maturantët janë shprehur se në ditët e ardhshme do të zhvillojnë një tjetër protestë para kryeministrisë.

Për shkak se një ditë më parë përfaqësuesit e partisë demokratike u larguan nga maturantët ata sot nuk kanë qenë të pranishëm.

"Reforma e re që është bërë nuk është i vlefshëm për ne maturantët e vitit akademik. Ne kemi bërë llogari për formulën e vjetër. Ne nuk mund ta pranojmë këtë lloj sistemi".

Free Traffic Exchange