Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Johanes Hahn: Sa i përket çështjes së korrupsionit, unë mendoj se reforma në drejtësi është shumë vendimtare, është guri i themelit. Nuk bëhet vetëm fjalë për miratimin e saj, por edhe për zbatimin. Prandaj ne presim hapa vendimtare që do të na çojnë progresivisht drejt ngritjes së një trupe hetuese bindëse proaktive. Ne e dimë që policia në rajon ka vepruar pozitivisht, por ka patur probleme në gjyqsor. Prandaj ne presim jo vetëm hetime, por edhe ngritjen e akuzave dhe dënime. Dhe këtë po presim. Kemi parë gjyqe dhe dënime, por vetëm për peshq te vegjël dhe të mesëm, por do donim që edhe peshq të mëdhenj të dënoheshin. Dhe kjo do të jetë arritja më e rëndësishme në këtë drejtim. Por po e përsëris që ky problem nuk ekziston vetëm në Shqipëri apo edhe në rajon dhe më gjerë. Por sa i përket Shqipërisë duhet të shikojmë sesi tani reforma në drejtësi do të përdoret në praktikë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mogherini-zbatoni-reformen-ne-drejtesi-nisni-vettingu-2/