Është përfshirë nga flakët dhe djegur në Vlorë njëri nga vagonët e trenit që përdorej për transportin e udhëtarëve.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësja pas njoftimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke shuar flakët, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen.
Në vagonin e trenit që u dogj qëndronin njerëz të pastrehë, ndërsa zjarri mendohet se ka qenë aksidental.