Report TV - Vlorë, digjet një makinë në rrugën "Transballkanike", s'ka të lënduar

2017-07-04 0

Një automjet ka marrë flakë në rrugën "Transballkanike" gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, ku si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht.

Në momentin e zjarrit, automjeti i tipit "Benz" me targa "AA 824 IX", ka qenë i parkuar, ndërkohë raportohet se nuk ka patur persona të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Shkak i zjarrit në automjet dyshohet të ketë qenë një një shkëndijë elekrike.

Free Traffic Exchange