Report TV - Blue Panorama shtyn udhëtimet drejt Italisë, pasagjerët të bllokuar

2016-09-27 3

Mbi 200 pasagjerë që kanë zgjedhur avionin e ''Blue Panorama'' për të udhëtuar drejt Italisë ndodhet prej 7 orësh të bllokuar në Rinas.

Pasagjeret e linjës ajrore Tiranë-Bergamo janë të bllokuar në aeroportin "Nënë Tereza", por kompania nuk jep asnjë sqarim se kur do të nisen për në destinacionin e tyre.

Sipas pasagjereve të bllokuar orari i nisjes së tyre nga ?TIA? (Tirana International Aeroport) për në aeroportin e Bergamos në Itali, është ora 15:45, mirëpo kompania e ka ndërruar sipas dëshirës këtë orar pa lajmëruar askënd.
Sipas pasagjereve të bllokuar, dy avionë të shoqërisë "Blue Panorama" nuk kanë ardhur në Rinas.

Prej 7 orësh, 200 pasagjerë janë të bllokuar, mes tyre gra dhe fëmijë. Pasagjerët kanë bërë denoncim në Komisariatin e Rinasit.


Nuk është hera e parë që udhëtarët shqiptarë hasin probleme me këtë shoqëri.

Më 30 gusht, 168 pasagjerët e avionit "Blue Panorama", janë përballur me në situatë paniku dhe alarmante, pasi ky avion ka pësuar defekt menjëherë pasi është ngritur në ajër. Avioni është nisur rreth orës 13:30 nga aeroporti i Rinasit për në Milano.

Ai ka fluturuar përreth 19 minuta, por nuk ka mundur ta vazhdojë më tej udhëtimin dhe është kthyer për tu ulur përsëri në Rinas.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe vitin e shkuar, rreth 50 pasagjerë kanë përjetuar panik në fluturimin e tyre me kompaninë ?Blue Panorama? nga Rinasi drejt Firences, ku piloti ka vendosur të bëjë ulje emergjence pasi një prej motorëve të avionit u fik në fluturim.

Free Traffic Exchange