Në vetëm dy muaj, kompania ajrore "Blu Panorama" ka arritur që të trasnportojë mbi 80 mijë pasagjerë, drejt 7 destinacioneve italiane. Përfaqësues të kësaj kompanie publikuan për të gjithë të pranishmit të dhënat e deritanishme mbi aktivitetin e "Blu Panoramës", gjatë një mbrëmjeje gala të zhvilluar në Hotel "Sheraton. Menaxheri i Përgjithshëm Komercial, Remi della Porta tha se, që nga 25 nëntori, kur kompania filloi aktivitetin e saj, numri i pasagjerëve ka ardhur gjithnjë në rritje.
Janë 7 destinacione në të cilat ne operojmë që prej datës 25 nëntor të vitit 2013. Janë pra dy muaj, gjatë të cilëve "Blu Panorama" ka pasur një nivel mjaft të mirë të shërbimit dhe të korrektësisë në orare, mund të them, mbi 90 për qind. Ndërsa mund të them se edhe çmimet kanë qenë mjaft konkurruese, duke filluar nga 50, 5 euro, duke përfshirë këtu edhe taksën).
Ndërsa drejtori i përgjithshëm i grupit Blue Panorama Airlines, Giancarlo Zeni foli për shërbimin mjaft të mirë, kundrejt çmimeve konkurruese, që aplikon kljo kompani.
Gjatë këtyre dy muajve kompania ajrore u ka shërmbyer më shumë se 80 mijë pasagjerëve nga Tirana drejt 7 destinacioneve italiane: Milano Malpensa, Bergamo Orio al Serio, Venecia, Verona, Bolonja, Piza dhe Roma Fumicino. Gjatë periudhës në vazhdim, do të vijojmë t'u shërbejmë me mjaft seriozitet klientëve tanë.)
Gjatë mbrëmjes gala, pati edhe mjaft surpriza, ku disa përfaqësues tëe agjencive turistike, fituan bileta drejt destimnacioneve italiane si dhe 2 të tjera për në Kubë.