Ora News – PD sjell pamje: Kanabisi rritet 2 km larg aeroportit Nënë “Tereza”

2016-09-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka shpërndarë për mediat një video, që pretendohet se është regjistruar në fshatin Larushk 2 kilometra larg aeroportit ndërkombëtar të Rinasit dhe në të shihen parcela me bimë narkotike. Drejtuesi i Departamentit për Sigurinë, Enkelejt Alibeaj, tha se keto pamje e kthejnë në propaganda aksionin antikanabis të të policisë.
Enkelejd Alibeaj: Çdo kush e di se këto aksione janë sa për shfaqje, selektive dhe prekin vetëm ata që nuk kanë paguar haraçin prej 30 %. Kemi foto e pamje filmike të të paktën 6 ha me kanabis në Larushkë, 2 km larg aeroportit të Rinasit.
Ndërkohë në një dalje tjetër, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se ka zhytur vendin në varfëri duke vrarë shpresën e qytetarëve. Zëdhënsja Ina Zhupa iu referua raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe tha se në këto tre vite qeveria ia doli që ta rendis Shqipërinë në vendin e parë në botë ku të rinjtë kërkojnë të braktisin vendin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-sjell-pamje-kanabisi-rritet-2-km-larg-aeroportit-nene-tereza/

Free Traffic Exchange