Report TV - Maskat grabisin mbi 3 mln euro brenda aeroportit "Nënë Tereza"

2016-07-17 2

Një grabitje e paprecedentë ka ndodhur në aeroportin nënë tereza në rinas vetëm 24 orë pasi në këtë pikë kalimi kufitare u shtuan masat e sigurisë. Pre e grabitjes ka rënë një eskortë e transportit të vlerave monetare ndërsa shuma e grabitur dyshohet se arrin në rreth 3 milionë euro.

4 persona të maskuar dhe të armatosur me një automjet "Mercedez- Benz" i janë afruar derës së terminalit Cargo të aeroportit sapo ka dalë nga aty eskorta e parave. Mësohet se eskorta po dërgonte paratë jashtë, nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë.

Eskorta e transportimit të parave është "Nazeri 2000" ndërsa një operacion masiv po kryhet në aksin Tiranë, Krujë, Nikël, Fushë Kuqe dhe Mamurras. Personat kanë djegur automjetin pas grabitjes dhe dyshohet se fshihen në zonën në afërsi të Rinasit.

Pak kohë më parë një grabitje u krye po në eskortat e shoqërimit të vlerave monetare dhe personat e armatosur arritën të marrin mbi 3 milion euro.

Free Traffic Exchange