Ora News- Gati për Shqipëri-Maqedoni, “Loro Boriçi” kalon testin e UEFA-s

2016-09-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

72 orë përpara inagurimit, stadiumi i rikonstruktuar "Loro Boriçi" në Shkoder kalon edhe provën e fundit të UEFA-s, duke marrë miratimin përfundimtar për të hapur dyert.

Specialistët e firmës së kontraktuar nga organi më i lartë i futbollit Europian ishin në Shkoder për të kryer verifikimet e fundit.

Testet e para ishin mbyllur me sukses dhe prova finale ishin matjet e ndriçimit të fushës së blertë.

Falë investimit të kryer nga UEFA dhe qeveria shqiptare, impjanti i ri sportiv i vetmi tashmë në Shqipëri mundëson filmimin mediat në cilësinë maksimale HD.

Pasi kanë përfunduar matjet, specialistët kanë vlerësuar se të gjitha kushtet e vendosura janë të plotësuara dhe "Loro Boriçi" mund të nisë rrugëtimin e tij për të pritur ndeshjet e kombëtares shqiptare, por jo vetëm.

Me 31 gusht nga stadiumi i ri do të shkelmohet topi i parë nga kombëtarja kuqezi, që inaguron këtë impjant me miqësoren përballë Marokut.

Ndërsa me 5 shtator sërish djemtë e Gianni de Biasi do të luajnë këtë radhë për kualifikueset e botërorit përballë Maqedonisë.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/loro-borici-kalon-testin-e-uefa-s/