Terreni i stadiumit "Loro Boriçi" ës" />
Terreni i stadiumit "Loro Boriçi" ës"/>

Ora News – "Loro Boriçi" gati për kombëtaren, vendoset tapeti i ri në stadium

2016-10-31 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Terreni i stadiumit "Loro Boriçi" është plotësisht gati për takimin e 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Këtë fakt e ka konfirmuar anëtari i komitetit ekzekutiv pranë federatës shqiptare të futbollit, Arben Dervishaj i cili pas inspektimit në këtë impiant ka deklaruar se rivendosja e tapetit ka shkuar sipas parashikimeve.

Stadiumi "Loro Borici" është plotësisht gati për të pritur sfidën e 12 nëntorit mes kombëtares Shqiptare dhe asaj të Izraelit.

Tapeti është në gjendjen optimale pasi iu nënshtrua një rivendosjeje të plotë. Konfirmimi vjen nga anëtari i komitetit ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare, Arben Dervishaj i cili i shoqëruar nga drejtues të tjerë të Federatës dhe një inxhinier italian i stadiumeve inspektoi impiantin e qytetit të Shkodrës.

Ai garantoi se procesi i punës për rehabilitimin e tapetit të blertë të stadiumit ka shkuar ashtu si parashikohej.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/loro-borici-gati-per-kombetaren-vendoset-tapeti-i-ri-ne-stadium/