Report TV - Harta e tërmeteve, Shqipëria më e rrezikuar se Italia

2016-09-26 5

Report TV siguron hartën e intensitetit te termeteve ne Europen Juglindore dhe ngjyrat qe mbulojne Shqiperine jane ato me te erretat, pra te nje rreziku te larte te goditjes nga termetet. Kjo harte e aktivitetit sizmologjik të Europës, tregon se Shqipëria bashkë me Greqinë dhe Turqinë janë ndër vendet më të rrezikuara nga tërmetet Ballkan.

Ngjyra e errët, sic dallohet qarte ne dallgezimet e saj ne harten e paraqitur, do të thotë se vendi ynë ka një aktivitet të lartë sizmik, tregues që shpjegon rënien e shpeshtë të tërmeteve.

Siç duket Shqipëria është më e rrezikuar se Italia, vendi ku ndodhi një tërmet 6.2 ballë pak ditë më parë e ku bilanci i viktimave rritet dita dites, aktualisht 268 njerez.

Rexhep Koçi, përgjegjës i departametit të Sizmologjisë, thotë se në Shqipëri bien shumë tërmete, por deri tani me intensitet të ulët.

Ndërsa kjo hartë tregon të gjitha tërmetet mbi dy ballë që kanë rënë në Shqipëri. Në të dallohen qartë zonat më të shpeshta që bien tërmetet të cilat janë Durrësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Vlora, Lushnja, Elbasani dhe Dibra.

Por a janë të sigurta ndërtimet e reja që janë bërë në Shqipëri në rast të rënies së një tërmeti? Përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë thotë se çdo ndërtim bëhet pasi të merr të dhënat nga ky institut, por nuk dihet nëse ato zbatohen, pasi mbikëqyrja bëhet nga pushteti vendor.

Përgjatë viteve në Shqipëri kanë rënë tërmete të fuqishme, duke filluar nga ai i Shkodrës dhe i Llogarasë me 9 ballë si dhe tërmeti i Peshkopisë në 1967 me 8 ballë.

Free Traffic Exchange