Ora News- Tërmeti në Itali, në Amatrice jetojnë 48 shqiptarë të regjistruar

2016-09-26 14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

5 shqiptarë janë mes të plagosurve të tërmetit në Amatrice Të Italisë. Ambasada shqiptare në Romë konfirmoi se 5 shqiptarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transprtuar me helikopter në Romë në spitalin Gemelli, ku edhe kanë marrë mjekimin e menjëhershëm.
Ndërkohë një Ora News ka kontaktuar me një shtetas shqiptar, Fetah Serjanaj I cili jeton me familjen e tij në zonën e prekur nga lëkundjet. Përmes një komunikimi me telefon, Serjanaj tha se ishte plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet në urgjencë ku po merr mjekimin e duhur.
Burime zyrtare konfirmojnë se në zonën e Amatrices janë të regjistruar 48 shqiptarë. Ambasada shqiptare në Romë, ka vënë nën dispizcionin nr e tel 00393420498192 për t?i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë ku po përballen me këtë situatë emergjence.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deri-tani...

Free Traffic Exchange