Përmes një programi kooperacioni ita" />
Përmes një programi kooperacioni ita"/>

Ora News - "Connect Albania", 1.4 mln shqiptarë jetojnë në Itali dhe Greqi

2018-05-11 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmes një programi kooperacioni italian dhe qeveria shqiptare synojnë të afrojnë shqiptarët kudo që jetojnë dhe të thithin sa më shumë investime. Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit. Vetëm në Itali 31 mijë persona kanë hapur biznesin e tyre kundrejt 3400 italianëve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në vendin tonë. Por autoritetet qeveritare garantuan se do të rrisin bashkëpunimin dhe se diaspora është ende një potencial i panjohur për vendin e origjinës.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve, sipas të dhënave të Censusit, janë emigrantë. 1.4 mln shqiptarë punojnë dhe jetojnë në vendet fqinje Itali dhe Greqi.

Ia kanë dalë të mbajnë familjet, si dhe të dërgojnë të ardhura për të afërmit, të ngrenë biznese si dhe të shkëlqejnë në skenat botërore të artit dhe kulturës duke lartësuar kombësinë e tyre shqiptare.

Vetëm në Itali, 31 mijë shqiptarë kanë hapur biznes, kundrejt 4300 bizneseve italiane që ushtrojnë aktivitetin e tyre aktualisht në Shqipëri.

200 mijë shqiptarë kanë një pasaportë italiane, dhe kanë të drejta të barabarta me shtetasit italian, por siç thotë dhe ambasadori italian Alberto Cutillo, shqiptarët janë tërisht të lidhur me vendin e tyre.

Alberto Cutillo: Ne sot nuk e dimë mirë kush është shqiptar dhe kush është italian. 200 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë italiane dhe ne mendojmë, janë shqiptarë apo italiane. Dhe në fakt, janë të dyja, kanë pasaportë italiane por ndihen shqiptarë.

Autoriteteve shqiptare i lind detyrimi të krijojnë më shumë ura bashkëpunimi për diasporën. Përgjegjësinë më të madhe e mban e sapokrijuara, Ministria e Diasporës, e drejtuar nga një ish-kryeministër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiptaret-jashte-kufijve-14-mln-shqiptare-jetojne-ne-itali-dhe-greqi

Free Traffic Exchange