Disa nga gjyqtarët që mbyllën 21 Janarin si dhe firmosën vendime qesharake për të akuzuarit për shpërthimin e Gërdecit, posedojnë pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare, ndoshta edhe të pajustifikuara me të ardhurat e deklaruara. Treshja e gjykatësve Evjeni Sinoimeri, Ervin Metalla dhe Agim Bendo, të cilët vrasjet e kryera nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo i kanë konsideruar "vrasje nga pakujdesia", kanë deklaruar pranë ILDKP apartamente, makina luksoze, biznese, të ardhura nga burime të ndryshme si dhe llogari të majme.