Report TV - Deri në 2019 jepen me kontrata mirëmbajtje 1,400 km rrugë

2016-09-25 1

Deri në vitin 2019, Ministria e Transporteve parashikon t?u kalojë mirëmbajtjen e 1,400 kilometrave rrugë katër kompanive private. Kontratat me këto kompani do të jenë 5 vjeçare dhe parashikojnë kryerjen e punimeve periodike dhe rutinë të mirëmbajtjes për segmentet kryesore të vendit. Projekti në fjalë është paraqitur në draft-strategjinë e Ministrisë së Transporteve për vitet 2016-2019.

Dokumenti zbardh se në bashkëpunim me Bankën Botërore, Qeveria Shqiptare po ndërmerr ?Projektin e Bazuar të Rezultatet për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë e rrugëve?. ?në bazë të këtij projekti, kontrata 5 vjeçare të bazuara te performaca do të nënshkruhen me 5 kompani private për mirëmbajtjen periodike dhe rutinë të 1,400 kilometrave rrugësh kryesore të rrjetit rrugor kombëtar?, thekson dokumenti strategjik. Më tej shtohet se kjo përqasje e bazuar te rezultatet, ecën paralel me strategjinë e nisur nga qeveria për dhënien me koncesion për mirëmbajtje dhe shfrytëzim të disa segmenteve të rëndësishëm rrugorë.

Në strategji theksohet se deri në vitin 2019 nevojiten 329 milionë euro për të siguruar kushtet e duhura për mirëmbajtjen e rrugëve. Por sot përdoret për mirëmbajtje vetëm 25-30% e fondeve të nevojshme për të garantuar kushtet e duhura të rrugëve. Kjo shifër është më e vogël nga ajo që arkëton Qeveria çdo vit nga taksat që u mblidhen qytetarëve (si akciza e karburanteve apo taksa e qarkullimit.

Qeveria shqiptare ka shpenzuar mesatarisht 2,914 euro për mirëmbajtjen e një kilometri rrugë në vitin 2012, e cila është e pamjaftueshme dhe e ulët në krahasim me vendet e rajonit. Kosova në vitin 2011 ka shpenzuar 3,700 euro për mirëmbajtjen e një kilometri rrugë, Bosnja 7,700 euro, ndërsa Serbia e Rumania mbi 9 mijë euro për kilometër.