Report TV - Spiunët e UDB jashtë drejtësisë, SHISH dhe Byroja hapin dosjet

2016-09-25 0

Bashkëpunëtorët e shërbimeve të huaja jo partnere nuk do të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Armata e prokurorëve dhe gjyqtarëve, përfshirë edhe kandidatët që shprehin ambicien për t?u bërë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë, do t?i nënshtrohen verifikimit për lidhje me shërbimet e huaja, sidomos me UDB e ish-Jugosllavisë dhe shërbimet ruse. Fillimisht, kriteri ndalues u vendos vetëm për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, por më pas, kushti është shtrirë për të gjithë kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e drejtësisë së re, duke nisur që tek aplikantët për t?u pranuar në Shkollën e Magjistraturës. Aplikantët do të heton njëherësh nëse kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtor ose të favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990 si dhe nëse kanë qenë ose janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të huaja.

Për verifikimin e aplikantëve do të bashkëpunojnë një sërë institucionesh vendase dhe të huaja. Projektligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit parashikon që për të shkuarën e kandidatëve do të japin informacion shërbimet shtetërore informative, kryesisht SHISH, Byroja Kombëtare e Hetimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, organet e administratës tatimore dhe doganore si dhe çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së aplikantit. Organet do të përgatisin një raport për çka aplikant. Ndërkaq, institucionet shqiptare do të bashkëpunojnë me shërbimet partnere, sidomos ma ato amerikane, franceze, gjermane dhe italiane, sikundër parashikohet në ligjet e tjera prioritare, për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Free Traffic Exchange