Qeveria shqiptare ka miratuar kërkesën e shërbimit informativ për pajisj" /> Qeveria shqiptare ka miratuar kërkesën e shërbimit informativ për pajisj"/>

Ora News - Agjentët me dy identitete, drafti në Kuvend, SHISH kërkon mbrojtjë për "spiunët"

2020-06-08 1

#tvora #rtvoranews
Qeveria shqiptare ka miratuar kërkesën e shërbimit informativ për pajisjen me identitet të fshehtë të agjentëve që infiltrohen për të hetuar grupet terroriste, ato të trafikut të armëve dhe të drogës. Drafti i dorëzuar në kuvend nga këshilli i ministrave parashikon edhe shpërblim për mentorët që trajnojnë punonjësit e rinj. Në rast se agjentët largohen nga shish pas një trajnimi duke filluar punë tjetër, projektligji i ngarkon ata me detyrimin për të paguar gjithë shpenzimet financiare të specializimit.

Një kategori punonjësish të shërbimit informativ shtetëror do të pajisen me identitet të dyfishtë për shkak të pjesëmarrjes në operacione speciale me qëllim mbledhjen e të dhënave për terrorizmin, trafikun e drogës, dhe krimet që cenojnë sigurinë kombëtare.

Drafti që e parashikon këtë akt, është dorëzuar nga qeveria shqiptare në parlament për miratim dhe thekson se procedurat për pajisjen, mbajtjen dhe përdorimin e identitetit të dyfishtë do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ministrit të Brendshëm.

Në draftin e propozuar nga këshilli i ministrave propozohet rregullimi i trajtimit financiar për 44 efektiva të SHISH, të cilëve do tu kompensohet financiarisht udhëtimi dhe strehimi pasi janë emëruar në detyra jashtë qyteteve ku banojnë.

Ky ndryshim ligjor sipas relacionit i jep zgjidhje një situate problematike të krijuar shpeshherë kur punonjësit kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vështirësive financiare që u ka krijuar angazhimi në detyra larg vendbanimit.

Një tjetër pikë që trajtohet në draft është edhe shpërblimi për mentorët, punonjësit e vjetër të SHISH të cilët trajnojnë dhe tejçojnë profesionin tek të rekrutuarit e rinj në shërbimin sekret. "Roli i mentorit në shërbim është jetik për vijimësinë e veprimtarisë së shërbimit, pasi puna në SHISH është profesion që nuk mund të vetëmësohet apo të merret nëpërmjet shkollimit", theksohet në relacionin e projektligjit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/agjentet-me-dy-identitete-drafti-ne-kuvend-shish-kerkon-mbrojtje-spiunet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange