Report TV - Reforma, Byroja e Hetimit i merr përgjimet telefonike Prokurorisë

2016-09-25 0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të shndërron në epiqendrën e përgjimeve dhe vëzhgimeve në Shqipëri, duke nxjerrë jashtë loje Prokurorinë e Përgjithshme dhe eklipsuar në të njëjtën kohë Shërbimin Informativ Shtetëror. Drafti për institucionet antikorrupsion i jep SPAK rol parësor në raport me Prokurorinë e Përgjithshme, sa i takon përgjimeve. Po ashtu, Kodi i ri i Procedurës Penale, në nenin 223, reflektim i ndryshimeve kushtetuese dhe i projektligjeve prorioritare, parashikon SPAK-un si opsion të mundshëm ku do të instalohet sistemi i përgjimit, për realizimin e procesit teknik të përgjimeve. Ekspertët e Bashkimit Evropian, që asistojnë autoritetet shqiptare për hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, propozojnë mundësinë që sistemi i përgjimit të instalohet në Prokurorinë e Posaçme.

Ndërkaq, përgjimi i komunikimeve elektronike tashmë do të kryhet nga prokuroritë e posaçme Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, me juridiksion të përgjithshëm. Sa i takon përgjimeve parandaluese, EURALUS ka sjellë në vëmendje modelin kroat, si model suksesi. Kuadri ligjor i modelit kroat parashikon se autorizimi i përgjimeve parandaluese bëhet nga një bord i veçantë për Sigurinë Kombëtare si dhe me aprovimin e Presidentit të Gjykatës së Lartë vetëm në rastet e sigurisë kombëtare, ndryshe nga modeli shqiptar kur kërkesa duhet të depozitohet pranë Prokurorit të Përgjithshëm, i cili pas shqyrtimit të kërkesës miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e telekomunikimeve.

Free Traffic Exchange