Report TV - Lu: Byroja e Hetimit do jetë e pavarur, arrestoni "Al Caponet"

2016-03-23 2

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë që të mos e përdorin debatin për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për arsye politike, por ta miratojnë atë sa më shpejt, si pjesë e reformës në drejtësi.

?Udhëheqësit politikë po e përdorin debatin për arsye politike. U kërkoj atyre që të bien dakord që BKH është institucion jetik për anti-korrupsion. Një institucion i mbështetur nga FBI amerikane , i pavarur dhe llogaridhënës. U kërkoj atyre që të dallojnë që ky institucion duhet të krijohet në të njëjtën kohë me reformën në drejtësi?, tha Lu në një takim për ?qeverisjen e hapur?.

Kreu i diplomacisë amerikane deklaroi se Byroja Kombëtare e Hetimit do të ndërtohet sipas modelit të FBI-së amerikane, për të cilën do të investojë vetë SHBA, qoftë nga ana financiare si edhe ligjore.

?Pse duhet të besojnë shqiptarët se këta policë do jenë përtej ndikimeve. Sepse SHBA do të investojë që ajo të jetë e tillë. Kemi vënë miliona dollarë mënjanë për të paguar pajisjet. Trajnimi i tyre do të bëhet në FBI. Një agjent i FBI do caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate. Të gjithë policët duhet të kalojnë përmes testeve dhe llogaritë e tyre bankare do mbikëqyren për të siguruar që ata nuk po marrin ryshfet?, tha ambasadori Lu.

Më tej ai shtoi se Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë e pavarur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit.
?Hetuesit e BKT do të jenë policë gjyqësorë. Drejtori i saj do jetë oficer i policisë gjyqësore. Ky prokuror do japë llogari para popullit shqiptar?, shtoi Lu.

Duke theksuar se ka politikanë të cilët po e përdorin draftin për qëllime polibike, Lu tha se ajo e cila duhet të bëhet, është "të arrestohen Al Capone-t", teksa solli një shembull të filmit të famshëm amerikan, bazuar në një histori të vërtetë, për kapjen e mafiozit Al Capone.

?Udhëheqësit politik po përpiqen që ta përdorin debatin për motive politike?. "Ju kërkoj atyre të dallojnë se ky institucion të krijohet në të njëjtën kohë me Reformën në Drejtësi? Më lejoni ta përfundoj me një citim nga një film i quajtur (The Untouchables), shqip, ?Te paprekshmit?: Njëri prej policëve elitarë të luajtur nga Sean Connery pyet Eliott Ness, Kevin Kostner luan prokurorin që është kreu i të paprekshmëve, ju më thatë që doni të kapni Al Caponen, (Roberto De Niro) a doni ta kapni atë me të vërtetë? Ajo që dua të them është se çfarë jeni të përgatitur të bëni? Dhe prokurori i përgjigjet: Gjithçka sipas ligjit?, përfundoi ambasadori, Lu.