Raporti sekret i KLSH, që flet për auditimin e Përputhshmërisë dhe Administrimit të Fondeve Logjistike ?Arka Stok? në Bankën e Shqipërisë, jo vetëm që ekziston por ekzistenca e tij është fshehur nga arsye të paqarta nga disa institucione. Një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i tha gazetës ?Shqiptarja.com? se raporti ka mbëritur nga KLSH, për të kryer hetime pasi dyshohet se disa zyrtarë të bankës kanë shkelur rregulloren dhe disa dispozita ligjore, kryesisht në procesin e marrjes në dorëzim të shumave financiare për shkatërim që sillnin Bankat e Nivelit të Dytë në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Ky hetim nuk ka filluar asnjëherë nga prokuroria dhe raporti me shkeljet ligjore, personat e dyshuar dhe diferenca prej 21.5 milion euro të mungura, vijojnë të qëndrojnë në sirtarët e prokurorisë. Në të njëjtën periudhë me prokurorinë, raporti i hartuar nga gjashtë ekspertë të KLSH ka mbëritur dhe në adrresë të Bankës së Shqipërisë, drejtues e së cilës në atë kohë, janë vënë në dijeni për sasinë e parave të vjedhura dhe sasinë e parave që mungonin në thesarin e Bankës së Shqipërisë.Ka shumë gjasa që kjo gropë financiare në thesar, të jetë mbushur duke prerë monedhë të re, por nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Shifra prej 21.5 milion euro është mbajtur sekret, me qëllimin e vetëm për të mos krijuar panik në tregun bankar, pasi publikimi i munges së parave, parashikohej të sillte në atë periudhë, tërheqjen e depozitave nga qytetarët dhe prishjen e ekulibrit bankar.
Mbajtja e sekretit
Çuditërisht, ky raport është mbajtur i papublikuar dhe nga institucioni i KLSH, të cilin nuk e ka publikuar në internet si raportet e tjera të përpiluara nga audite të ndryshme. Ndërkohë për mungesën e parave në bankën e Shqipërisë nuk janë njohur dhe deputetët e parlamentit. Askush nuk ka folur për ekzistencën e këtij raporti. Një burim i tha gazetës ?Shqiptarja.com? se raporti konfidencial që flet për zhdukjen e 21.5 milion eurove nga thesari i shtetit, evidenton shifrën 713 milion lekëve, shifër kjo e deklaruar dhe nga ish-guvernatori Fullani. Sipas tij kjo shifër është vjedhur nga përgjegjësi i arkës stok dhe asaj në veprim, Ardian Bitraj. Por as Fullani, dhe askush nga krerët e institucioneve që janë njohur me këtë raport nuk kanë folur për shifrën e munguar në thesar, e cila sipas audituesve të KLSH është 21.5 milion euro. Sasia e vërtetë e parave të mungura në thesar është mbajtur sekret. Kjo shifër parash, ka qënë diferenca e munguar në thesar, pas verifikimit nga 2010-2014 dhe ballafaqimit të shumë dokumentave dhe procesverbaleve të marrjes në dorrëzim të lekëve me destinancion shkatërimin.