Report TV - Selami: Askush nuk mund ta ndalë miratimin e reformës në drejtësi

2016-09-20 0

Deputeti i PD, Eduard Selami u shpreh se është për të ardhur keq ajo që po ndodh me reformën në drejtësi. Megjithatë, ai kujtoi se reforma do të miratohet pavarësisht kësaj situate.

"Është për të ardhur keq, ju siguroj se askush nuk mund të ndalë reformën në drejtësi që ka mbështetjen e shqiptarëve dhe SHBA-së që unë i jam mirënjohës. Reforma në drejtësi do të bëhet me konsensus sipas draftit të znj.Nuland", u shpreh Selami.

Ai theksoi gjithashtu se një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar, Partia Demokratike vendosi unanimisht të votonte reformën në drejtësi sot në Kuvend.

Free Traffic Exchange