Përvjetori i dytë i marrëveshjes Rama-Basha që i dha zgjidhje krizës 2017 e gjeti " /> Përvjetori i dytë i marrëveshjes Rama-Basha që i dha zgjidhje krizës 2017 e gjeti "/>
#rtvora
Përvjetori i dytë i marrëveshjes Rama-Basha që i dha zgjidhje krizës 2017 e gjeti vendin sërish në kulmin e përplasjeve dhe ndasive politike.
Socialistët po përgatiten për zgjedhjet e 30 qershorit, dhe qeveria thotë se është angazhuar për të garantuar të drejtën e votës për qytetarët.
Ata që kanë një plan të ndryshëm nga ky, Ministri i Bendshëm i paralajmëroi nga Korça se do të japin llogari.
Sandër Lleshaj: Zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor për arsye se kështu e kërkon Kushtetuta. Sigurisht që nëse do të ketë njerëz që do të dalin nga kufijtë e arsyes dhe të ligjit patjetër që organet përkatëse të sigurisë dhe të ligjzbatimit do të marrin masat e duhura. Plane ka për gjithçka.
Por për opozitën më 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, largimi i të cilit mbetet kusht i panegociueshëm për ta.
Për këtë PD dhe aleatët po përgatisin protestën e radhës kombëtare më 25 Maj, por paralelisht ka ngritur edhe shtabet elektorale me qëllim të dyfishtë.
Flamur Noka: Zgjedhje do të ketë sigurisht pas largimit të Edi Ramës. Ne jemi edhe në fushatë, edhe në protestë. Shtabet do të jenë edhe për protestën por shtabet do të ngrihen edhe për fushatën, e cila sigurisht do të vijë.
Por kjo periudhë veç fushatës për vendin përkon edhe me vendimin që pritet për rekomandimin për negociatat.
Taulant Balla nga Elbasani u shpreh optimist, ndërsa theksoi se protestat nuk mund të penalizojnë rrugën europiane të vendit.
Taulant Balla: Çdo përpjekje, qofshin me bomba molotov apo me dhunë ndaj institucioneve për të penguar fillimin e bisedimeve, për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë, për të penguar vijimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, nuk ka për t'ia dalë dot.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/askush-nuk-mund-ti-ndale-zgjedhje-opozita
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz