Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është përplasur sot në mbledhjen e kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, ku tonet e zërit mes dy palëve kanë qenë të larta, pasi Meta i ka kërkuar Xhafës llogari se përse nuk e ka mbledhur mbrëmë Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që Xhafa i është kundërpërgjigjur duke i thenë se duhej të ulte zërin, pasi nuk merrte urdhra prej tij.
Ilir Meta: Pse nuk e mblodhe mbrëmë Komisionin, siç të kisha urdhëruar?
Fatmir Xhafa: Ule zërin,deri tani kemi dëgjuar parullën tënde ?Me qetësi e dashuri?, por tani dashuria ka ikur, tani të rrijë qetësia. Kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për kuvendin. Kam dëgjuar e dëgjoj me vëmendje gjithçka që thuhet nga karrigia juaj. Komisionin e kam mbledhur rregullisht gjatë gjithë kësaj kohe, konform rregullores, PD ka bojkotuar komisionin rregullisht. Nuk marr urdhra për mbledhjen e komisionit.
Menjëherë pas kësaj deklarate, kreu i Kuvendit i ka kërkuar ndjesë Xhafës.
Ilir Meta: Ndjesë për tonin e lartë të zërit tim.
Në fillim të mbledhjes ka munguar Xhafa e Ruçi, çka ka bërë që Meta ti kërkonte të dyve praninë në mbledhje.