Report TV - Meta: Të enjten miratojmë me konsensus reformën

2016-09-19 0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh pas takimit me Lulzim Bashën se ditën e enjte Kuvendi do të miratojë me konsensus reformën në drejtësi.

"Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falënderoj Ramën e Bashën që kanë qenë konstruktiv, pavarësisht retorikës pas takimeve. Jemi të angazhuar për miratimin me konsensus sipas Venecias. Falënderoj ekspertët. Duhet t'iu siguroj se të enjten në orën 10:00 Kuvendi do të fillojë me këtë çështje. Siguroj Uashingtonin dhe Brukselin se pavarësisht retorikave dhe zhurmave mediatike, Republika e Shqipërisë do të hedhë një hap të vërtetë madhor dhe historik për dekadat që vijnë për forxcimin e shtetit ligjor, luftë kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar vetëm sipas konsensusit dhe sipas Venecias. Nuk mundet të luftohet korrupsioni as me korrupsion dhe aq më keq me krim të organizuar. Të enjten në orën 10:00 Kuvendi fillon dhe nuk mbaron derisa të miratohet kjo reformë me konsensus dhe sipas Venecias dhe që padyshim do të hedhë një hap historik ditën e enjte", u shpreh kreu i Kuvendit, Meta.

Ai vlerësoi kryeministrin Edi Rama se është më konstruktivi nga të gjitha palët e përfshira në procesin e reformës në drejtësi. "Kryeministri është më konstrktivi nga të gjithë ne katër aktorët e tjerë", tha Meta.

Free Traffic Exchange