Report TV - "Drejtësia", Meta: Kemi arritur konsensus për 90% të paketës

2016-03-08 1

Pas pritjes që i bëri anëtarit të Bundestagut Gjerman Meta u ndal në një prononcim për gazetarët për të cilët komentoi ecurinë e Reformës në Drejtësi. Meta përsëriti edhe njëherë qëndrimin e LSI dhe vendosmërinë e saj për arritjen e konsensusit dhe ftoi palët të kenë vullnet për të bërë realitet këtë dëshirë të të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm.

"Të gjithë kanë shprehur mendimet e tyre. në këtë kuadër jam i bindur që të gjithë duhet të punojnë për ta përfunduar me sukses miratimin e paketës kushtetuese për reformën e drejtësisë. Baza e konsensusit është shumë e gjerë, buron nga vullneti i më shumë se 90% e shqiptarëve për të shkundur sistemin e drejtësisë përmes një reforme të thellë. Të gjithë vlerësojnë raportin e Venecias si bazë referimi dhe çertifikimit të standardeve më të mira evropiane. Duhet më shumë vullnet për të qenë më racional, të bëjmë një interpretim objektiv të rekomandimeve të Venecias, kemi ende kohë, besoj se vullneti është i plotë për ta përmbushur këtë?,- tha Meta.
"-tha kryeparlamentari Meta

Lidhur me takimin dhe mosmarrjen e një vendim në mbledhjen e djeshme të komsionit për Reformën Meta sqaroi se palët dhanë mendimet e tyre dhe se ishte thjesht vetëm takimi i parë. Pas rreth katër orë diskutimesh, komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi mbylli punimet pa një vendim. Palët debatuan për nivelin e diskutimit të draftit, ku opozita kërkoi format politik, ndryshe nga mazhoranca që insiston se çështja u takon ende ekspertëve.