Report TV - Meta: Qeveri ekspertësh, ide vetëm për të arritur konsensusin

2016-09-19 1

Ilir Meta sqaron se do të vijojë koalicionin me Edi Ramën sipas marrëveshjes dhe se nuk do të ketë një mocion mosbesimi për qeverinë. Në një intervistë për emisionin ?Opinion? ai tha se ideja e tij për një qeveri teknikësh është keqkuptuar, pasi ai ka kërkuar vetëm përshpejtimin e procesit për votimin e reformës në drejtësi. Meta ka deklaruar se LSI do ta votojë reformën pavarësisht qëndrimit të PD.

?Qeveria ekspertëve, atë që z. Basha e quajti teknike sot, kjo erdhi si ide krejtësisht e imja. Dyshimi kryesor i opozitës është se qeveria mund të kapë institucionet kryesore të drejtësisë. Unë mendoj se ne duhet të jemi shumë të drejtë me opozitën, pasi ata kanë dhënë kontributin më serioz për drejtësinë, këtë ua kam thënë edhe ndërkombëtarëve. PD për arsye pragmatike apo për arsye të kuptueshme që kanë të bëjnë me dyshimin se mos kapet sistemi, ajo me dëshirë apo padëshirë ka pranuar një ndryshim total të sistemit të drejtësisë, madje ka dhënë ca ide të guximshme. Unë mendoj se opozita ka të drejtë të kërkojë që sistemi i drejtësisë të mos kapet nga pala tjetër?, tha Meta.

Free Traffic Exchange