Report TV - Arrestohet Gjergj Cukali dhe gjashtë anëtarë të bandës së tij

2016-09-19 1

Policia e Tiranës arrestuar këtë të martë për shitje e shpërndarje kokaine, Gjergj Cukalin, i njohur si një nga të fortët e zonës Myslym Shyri. Bashkë me të u arrestuan edhe gjashtë persona të tjerë, në kuadër të operacionit të kodar ?Tagent?.

Hetimet kishin së paku pesë muaj më parë, ndërsa në total në kuadër të këtij grupi, që prej nisjes së hetimeve janë arrestuar 16 persona. Policia sekuestroi 282 gram kokainë, 25 telefona celularë, 5 automjete të ndryshme dhe 15 çelësa makinash etj.

Ndër të arrestuarit, janë edhe dy shqiptarë nga Kosova me banim në Prishtinë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dha detaje të operacionit.

Policia ka ofruar edhe pamjet e operacionit të policisë, i kodar ?Tangent?, ndërsa shihet se një pjesë e drogës është fshehur tek një arush lodër në ambientet e një banese në kryeqytet.

Nga hetimet Dyshohet se Cukali e personat e tjerë, dyshohet se punonin prej një viti në shitjen e shpërndarjen e drogës. Arrestimet nisën të hënën në mëngjes, duke vijuar me ndalimin e disa personave në mesditë në një lokali në kryeqytet, ndërsa operacioni vijoi deri në mbrëmje vonë.

Nga hetime është zbuluar se droga sigurohej nga Gjergj Cukali, i cili dyshohet se e blinte tek një grup personash që udhëtonin në Holandë.

Banda fitonte 50 mijë euro përmes shitjes së kokainës, e cila shpërndahej në zonën e Myslym Shyrit, në ish- bllok sheshin Willson, Shkolla e Bashkuar Porcelan etj.

Ndaj të arrestuarve policia ka nisur edhe hetimin pasuror ndaj të arrestuarve, me dyshimin se pasuritë mund të jenë vënë nga aktiviteti kriminal.

Pasuia e anëtarëve.

Ndërkohë, ndaj Gjergj Cukalit është ngritur edhe akuza e falsifikimit të dokumenteve.

Veç Cukalit, policia arrestoi edhe Artur Tarjen, 36 vjeç, Muharrem Kallushin, 36 vjeç, Vjollca Gjokën 46 vjeçe, Gentian Balliun, 30 vjeç, Armand Gjokën, 50 vjeç e Krisald Kundraxhiun 29 vjeç të gjithë banues në Tiranë.

Free Traffic Exchange