Report TV - Arrestohet vrasësi me pagesë anëtarë i bandës së "Tafilit"

2016-07-17 5

Arrestohet në Gjermani një prej anëtarëve të bandës së etiketuar për vrasje me pagesë, bandë e cila drejtohej nga Admir Tafili nga burgu. Dritan Peksani, 26 vjeç banues në rrugën Kongresi i Përmetit në Shkodër, është arrestuar nga policia gjermane për llogari të autoriteteve policore shqiptare.

Peksani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Në Tiranë, i akuzuar se në disa raste ka qenë ekzekutor i pororosive të marra nga burgu prej Admir Tafilajt, duke kryer vrasje me pagesë.

Free Traffic Exchange