Report TV - Rama inspekton hemodializën në Shkodër: Tani në të gjitha spitalet

2016-09-19 0

Kryeministri i vendit Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir beqaj kanë inspektuar sot shërbimin e ri të hemodializës në qytetin e Shkodrës, ku ka thënë se shumë shpejt problemi i ecejakeve dhe sorollatjeve të qytetarëve nga një spital në tjetrin do të marrë zgjidhje në të gjithë Shqipërinë. Kjo falë hapjes së qendrave të reja në qytete të tjera.

?Problemi i gjithë këtyre njerëzve që janë torturuar për gjithë këto vite, janë zvarritur me tre turne, që janë detyruar të lëvizin drejt qyteteve të tjera për të marrë këtë shërbim tre herë në javë, - do zgjidhet në rang Shqipërie. Kjo është e dyta, do vazhdojmë me Korçën, me Lezhën, me Elbasanin. Është rezultati i partneritetit publik privat. I asaj fjalës që u bë si shfaqje e huaj, koncension, por në fakt është një partneritet publik privat, sepse një investim të tillë në gjithë territorin e Shqipërisë, në një kohë kaq të shkurtër shteti nuk e bënte dot. Atëherë bashkëpunimi me privatin sjell që investimi të bëhet menjëherë dhe që personeli shtetëror tëketë në dispozicion të gjithë infrastrukturën dhe jo vetëm, por edhe materialet që duhen, edhe mirëmbajtjen e aparaturave edhe riparimin e aparaturave. Pra, personeli i spitalit ka vetëm një problem, si të trajtojë sa më mirë pacientët.?