Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për fazën përmbyllëse të punimeve në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. I shoqëruar nga deputeti Agron Çela dhe Prefekti Paulin Radovani, numri kryeministri ka vizituar të gjithë ambjentet si brenda ashtu edhe jashtë këtij impianti sportiv.
Rama ka vlerësuar punimet që janë bërë për ndërtimin e këtij impianti, nisur nga cilësia e barit, për tribunën qendrore dhe arredimin e pjesës së brendshme dhe të jashtme të saj. Gjatë kësaj vizite nuk kishte si të mungonte edhe një shëtitje në këmbë përreth stadiumit.
Krijimi i hapësirave për parkim ka qenë një nga kushtet e kërkuara vazhdimisht nga përfaqësuesit e UEFA-s dhe jo më kot, kryeministri dhe njërëzit që e shoqërojnë janë ndalur për disa çaste edhe tek pjesa para tregut të Zdrales që tashmë rrezikon të prishet, pikërisht për të krijuar këto hapësira që ky stadium i ka të nevojshme për të plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga institucioni i futbollit europian.
?Loro Boriçi? tashmë po shkon drejt përfundimit të ndërtimit të plotë të tij. Ka mbetur vetëm vendosja e tabelës elektronike dhe disa detaje të vogla dhe ky stadium do të jetë gati për të pritur ndeshjen e parë hapëse të tij.