Ora News – Kabineti qeveritar dhe ambasadorët masin forcën në futboll

2016-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ndeshje e rrallë futbolli u zhvillua dje në stadiumin ?Selman Stërmasi? që qëndroi larg sportadëshësve të shumtë që po ta dinin mund të kishin mbushur shkallët e stadiumit duke bërë tifo për ambasadorët e Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë. Qeveria shqiptare u përball në një ndeshje futbolli me ambasadorët e vendeve të unionit, një ndeshje kjo që nuk i ka resketuar rergullat e futbollit pasi pjesa e dytë zgjati në kohë më shumë se ajo e para, ndoshta edhe këtë herë për të treguar zemërgjerësinë e europianëve se donin medoemos që këtë ndeshje ta mbyllnin në barazim.
3 me 3 ka qënë rezultati final i kësaj ndeshje edhe pse duket se sipas një prononcimi të ambasadores Romana Vlahutin që ishte në rolin e trajneres, porosia ishte dhënë që qeveria shqiptare të dilte kokë ulur nga fusha e blertë për ti dhënë ndoshta një mësim jo vetëm sportiv por edhe diplomatik.
Ka qënë deputeti eduart shalsi që ka shënuar golin e parë të takimit dhe pas golit të barazimit ndeshja për pak u mbyll në disfavorin e ekipit shqiptar që në fushë nuk ndonëse nuk ishte veshur kuq e zi, kishin të printuar simbolin e shqiponjës . Për ekipin tonë kanë shënuar më pas gola edhe ministri Tahiri si dhe kapiteni i skuadrës Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Cuçi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/sport/kabineti-qeveritar-dhe-ambasadoret-masin-forcen-ne-futboll/