Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria do të përfitojë së shpejti prej fondit prej 90 mln euro të Bashkimit Europian për bujqësinë. Gjatë vizitës në panairin ?Shqipëria punon tokën?, Luigi Soreca edhe pse nuk dha një datë konkrete, u shpreh se shumë shpejt do të hapet drita jeshile. Ndërkohë për Ministrin Peleshi, bujqësia shqiptare po njeh një rritje të ndjeshme. Por pavarësisht këtij pretendimi, fermerët ankohen për shitjen e produkteve të tyre.
Shumë shpejt Shqipëria do të marrë dritën jeshile për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë.
Janë mbi 90 mln euro të cilat do të mund të lëvrohen nëse paraqiten projekte konkrete nga ana e fermerëve shqiptarë.
Luigi Soreca: Bujqësia është pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Ajo që mund të bëjmë ne si BE për të ndihmuar më tej është një suport i madh financiar që po vjen për ta bërë Shqipërinë akoma më të fortë në këtë sektor. Mendoj se jemi shumë afër dhe jam i lumtur që do të vi sërish këtu me kryeministrin dhe ministrin për të bërë këtë njoftim.
I bindur se aplikimi nga ana e fermerëve shqiptarë nuk është një proces i lehtë, Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi pranoi se ndarja e tokës në ngastra të vogla është një nga problemet e bujqësisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fermeret-shqiptare-masin-forcen-ne-bruksel