http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
60 kryetar shtetesh dhe qeverish do të mblidhen në Varshavë, në Samitin e NATO-s për të diskutuar mbi sfidat globale të sigurisë. Dhe kur flitet për sigurinë, Shqipëria është një ndër vendet e cila nuk është imune nga sfidat. Kjo u dëshmua edhe nga ngjarja e 30 qershorit në aeroportin e Rinasit. Për ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, rrethimi nuk është as më shumë e as më pak vijë kufitare, që sipas saj nuk mund të ruhet me polici private. Zonja Kodheli thotë se në Varshavë ushtria shqiptare shkon me objektiva të realizuara. Madje bën me dije do të rriten kontributi ushtarak në zonat e nxehta të konfliktit. Ministrja njofton se NATO i ka çelur dritën jeshile propozimit të bërë nga qeveria shqiptare për ngritjen në Tiranë të Qendrës së Aleancës për luftëtarët e huaj. Në Samitin e 8 dhe 9 Korrikut, vëmendje e veçantë do t?i kushtohet angazhimeve të Aleancës për të përballuar sfidat në lindje, sidomos ato me Rusinë, kërcënimet nga terrorizmi, reformat e politikave të NATO-s dhe çështje të zgjerimit. E veçanta e këtij Samiti është se do të mbahet në Stadiumin Kombëtar të kryeqytetit polak.