Report TV - I verbëri 60-vjeç: Luaj muzikë rrugëve për të arsimuar fëmijët

2016-07-19 2

Kur kalon përpara Kishës Ortodokse në Tiranë, rrallë të ndodhë që të mos të shikosh një të moshuar të verbër që i bie firzamonikës.

Ai është Ndriçim Kita nga fshati Shën Vlashi i Durrësit.

Çdo ditë udhëton më shumë se një orë për të ardhur pranë Rrugës së Kavajës. Në orën 08:00 të mëngjesit ai është aty, për të luajtur muzikë të ndryshme, që shpesh tërheq vëmendjen e qytetarëve duke i dhuruar ndonjë lekë.

Ndriçim Kita edhe pse është i verbër, nuk është dorëzuar përballë kësaj fatkeqësie të lindur.Ai përpiqet që të fitojë lekë, nëpërmjet artit të tij, muzikës me firzamonikë.

Dhe këtë thotë se e bën për të arsimuar fëmijët.

Por sa mund të fitojë një i moshuar që i bie firzamonikës për më shumë se 8 orë. Shpesh muzika e tij tërheq qytetarët të cilët jo vetëm i dhurojnë lekë, por qëndrojnë e dëgjojnë muzikën e tij.

?Nuk e bëj për mëshirë?, thotë teksa bisedojmë me të, ?e bëj që të fitoj bukën e gojës me mundimin tim dhe jo duke lypur?.

Sot Ndriçim Kita është 60-vjeç dhe thotë se nuk do dorëzohet.

?Derisa fëmijët e mi të mbarojnë Universitetin unë këtu do jem? thotë i moshuari, që çdo ditë shoqërohet nga të afërmit e tij për të ardhur në kryeqytet.

Sot shumë persona i fitojnë lekët duke lypur në rrugë, por t?i fitosh lekët me punën tënde është sakrificë, për më tepër kur je i verbër.

Free Traffic Exchange