Report TV - Artisti spanjoll Navia, 50 fotografi në Tiranë për Servantesin

2016-07-17 0

Ekspozita ?Migel de Servantes ose dëshira për të jetuar? e fotografit spanjoll José Manuel Navia është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Projekti, i konceptuar dhe i realizuar nga Navia, paraqet përmes 50 fotografive, një udhëtim pamor nëpër vendet dhe shtigjet ku kaloi Migel de Servantes përgjatë jetës së tij.

?400-vjetori i Servanetsit më dha rast për temën e kësaj eskpozite.

Ky projekt ka qenë shumë kompleks dhe kam punuar dy vjet për ta realizuar, dhe kjo falë disa organizmaave të kulturës së Spanjës dhe falë interesit tuaj e disa vendeve dhe etnive të Ballkanit.