Një shtatore e Nënë Terezës do të vendoset në Brazil me rastin e shenjtërimit të saj që do të bëhet në Vatikan më 4 shtator.
Shteti brazilian ka kërkuar me ngulm që realizimi i kësaj shtatoreje të bëhet në Shqipëri. Për shkak të kohës së kufizuar është vendosur që të punohet një kopje e veprës së skulptorit të njohur Thoma Thomai, e cila aktualisht gjendet në aeroportin e Rinasit.
Drejtori i qendrës së Realizimit të veprave të Artit, Agim Rada, pohon se u zgjodh vepra e skulptorit të njohur Thomai Thomai, sepse nuk mund të behet një vepër e re arti në një kohë të shkurtër.
Shtatorja e Nënë Terezës sapo është derdhur në bronz dhe po i jepet dora e fundit nga specialistët
Kur punohet një vepër arti nuk ka si të mungojë emocioni.
Shtatorja e nënë Terezës do të ngrihet në aeroportin e Brazilit e vendosur përballë statujës së Krishtit