Trupa Kombëtare Baletit është kthyer nga festivali ndërkombëtar i Dansit Modern që u mbajt javën e shkuar në Romë të Italsië me trofe. Baleti shqiptar u vlerësua me ccmimin ?Arrëthyesi i Artë? dhe u përshëndet nga Legjenda e baletit boëtëror Karla Fraçi.
Sakrificat e trupës shqiptare të baletit janë shpërblyer me çmimin ?Arrëthyesi i Artë? në Itali, të cilin ua ka dorëzuar legjenda e baletit botëror Carla Fracci.
Duke e konsideruar si ?kombëtaren e vërtetë? ekipin e balerinëve pjesëmarrës në festivalin Ndërkombëtar të Dansit modern që u mbajt nga 23 deri më 25 Qershor në Romë të Italisë, drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit Ilir Kerni rrëfen emocionet e këtij çmimi.Kerni pohon se gjatë zhvillimit të festivalit, trupa e balerinëve shqiptarë kaloi dy mbrëmje fantastike dhe të papërsëritshme me legjendën e baletit botëror Carla Fracci. Fjalët e saj në nderim të trupës së baletit kanë qenë shumë prekëse.
Të ftuar specialë të festivalit ishin edhe balerinët shqiptarë të fashmën në Itali Kledi Kadiu e Anbeta Toromani
Nuk mungoi gjatë dhënies së këtij çmimi edhe edhe ambasadorja shqiptare në Romë Anila Bitri....