Kuqezinjtë, vërshojnë ofertat - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se do te jete një vere e nxehte për te ardhmen e lojtareve te kombëtares shqiptare, pas prezantimit mjaft te mire ne finalet e kampionatit evropian. Ne qendër te vëmendjes është tashme lideri me i ri ne mbrojtje Arlind Ajeti. Specialisti i merkatos ne Itali, Xhan Luka Di Marzio, beri te ditur se Bolonja është me ne avantazh se Pescara, e cila ofronte nje kontrate 4-vjeçare me 300 mije euro ne sezon. Por fuqishëm ne orët e fundit për mbrojtësin e Frosinones është futur skuadra kampione e Turqisë, Beshiktash. Gazeta ?Fotospor? bën te ditur se menaxheri i Ajetit, Erdin Shaqiri, ndodhet ne Stamboll dhe ka biseduar me presidentin e Beshiktash, fikret Orman. Per autorin e golit historik për Shqipërinë, Armando Sadiku, mediat italiane bëjnë te ditur se është ne axhenden e trajnerit te Sampdorias, Vicenzo Montela. Prapa ktheu duket se ka bere edhe Lacio. Trajneri i saj i ri Marcelo Bielsa, ka kërkuar qe Etrit Berisha te qëndrojë ne Rome edhe pse portieri shqiptar, mund ta realizoje nje gjë te tille vetëm nëse merr rolin e titullarit. Ne mesfushe, Migjen Basha do te qëndrojë ne Itali, por nga Como mund te kaloje te Avelino, Ergys Kace pëlqehet nga Inter, ndërsa vëmendja me e madhe është se cila do te jete e ardhmja e lojtarit me te kërkuar para evropianit Taulant Xhaka. Per lojtarin qe kushton me shume tashme ne radhët e kuqezinjve, Elseid Hysaj, ka nje interesim te trajnerit te Arsenalit, Arsen Venger, ndërsa edhe mediat spanjolle kane deklaruar se mbrojtësi shkodran ka rene ne sy deri te Barcelona. I vetmi qe ka ndryshuar skuadër deri tani është Bekim Balaj, i cili nga kroatet e Rijekas, përfundoi ne Rusi te Terek Grozni.

Free Traffic Exchange