Gjykata e Apelit ka liruar Presidentin e ekipit të Kastriotit të Krujës, Alban Vogli, i cili u arrestua pasi u akuzua për dhunimin e gazetarit të sportit Eduart Ilnica pas ndeshjes së Kategorisë së Parë Korabi- Kastrioti.
Alban Vogli u arrestua në datë 10 Maj nga policia, pasi i zuri pritë në mesnatë në Tiranë duke goditur dhe shkaktuar plagë të rënda në trup gazetarit të Telesportit, Ilnica.
Gjykata e Shkallës ë Parë vendosi masën arrest me burg për Alban Voglin, por gjykata e Apelit pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të Presidentit të Kastriotit duke e liruar nga burgu, ndërsa e la në masën e sigurisë ?detyrim paraqitje? duke vazhduar hetimet në gjendje të lirë.