Ligji për sigurinë, Ruçi: Ta heqim nga rendi i ditës, Paloka: Nuk keni votat për ta kaluar

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PS ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës së sotme dekreti për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit ?Për masat shtesë të sigurisë publike?. Në emër të grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi duke vlerësuar këtë ligj tha se duhet ti jepet kohë grupeve parlamentare që ta shqyrtojnë me vëmendje vërejtjet që ka bërë Presidenti.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i PD. Edi Paloka tha se e vetmja arsye që kërkohet heqja nga rendi i ditës është sepse PS nuk ka votat për ta miratuar këtë dekret.
Ruçi: Në emër të grupit parlamentar të PS kërkoj që të dalë nga axhenda e ditës së sotme me qëllim që grupet parlamentare ti shqyrtojnë më vëmendje edhe vërejtjet që ka bërë Presidenti dhe me qëllimin e mirë që ligji të miratohet në një moment të dytë. Prandaj kërkoj daljen nga axhenda e ditës së sotme dhe ta shqyrtojmë në javët që vijnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-per-sigurine-ruci-ta-heqim-nga-rendi-i-dites-paloka-nuk-keni-votat/