Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Vlorë IKMT ka vijuar ditën e dytë të aksionit në vijën bregdetare, për prishjen e objekteve që preken nga projekti i Lungomares. Pronarët kanë kundërshtuar vlerën e shpronësimit që sipas tyre është shumë e ulët në krahasim me tregun. Në mbrojtje të tyre ishte Sekretari për aksionin qytetar në PD, i cili premtoi rivlerësim të vlerës së shpronësimit, sapo PD të vijë në pushtet.
Ka vijuar në ditën e tij të dytë aksioni i IKMT në Vlorë për prishjen e objekteve përgjate bregdetit që preken nga projekti i Lungomares.
IKMT e shoqëruar nga forca të shumta të policisë dhe FNSH, ka ndërhyrë duke shembur godinën dy katëshe e njohur si Saint Tropez në zonën e Ujit të Ftohtë.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/ikmt-vijon-aksionin-per-shembjen-e-ndertesave-salianji-do-rivleresojme-demin/