Report TV - Automjetet, ja normat e reja të kolaudimit të tyre pas 1 korrikut

2016-06-21 1

Nga 1 korriku 2016, asnjë mjet motorrik në territorin shqiptar nuk do mund të kalojë me testin e kolaudimit, nëse nuk përmbush normat e reja të ndotjes. Më të rrezikuarat janë mjetet me moshë më të madhe, të prodhuara përpara vitit 2008.

Ministria e Transporteve ka publikuar normat e reja minimale të emetimit të gazrave, që do zbatohen pas më pak se dy javësh. Kështu, një makinë nafte (diesel) e prodhuar para vitit 2006 nuk do lejohet ta ketë emetimin e dyoksidit të karbonit mbi normën 4%, ndërsa treguesi i lëshimi i grimcave hidrokarbure nuk do jetë më i lartë se 1.000.

Free Traffic Exchange