Report TV - "Transportet" publikojnë tabelat: Ja normat e reja për naftën e benzinën

2016-06-20 1

Nga 1 korriku 2016, asnjë mjet në territorin shqiptar nuk do mund të kalojë me testin e kolaudimit nëse nuk përmbush normat e reja të ndotjes.

Më të rrezikuarat janë mjetet me moshë të madhe të prodhuara përpara vitit 2008.

Ministria e Transporteve ka publikuar normat e reja minimale të emetimit të gazrave që do zbatohen pas më pak se dy javësh.

Një makinë nafte e prodhuar para vitit 2006 nuk do lejohet ta ketë emetimin e dyoksidit të karbonit mbi normën 4.%, ndërsa treguesi i lëshimi i grimcave hidrokarbure nuk do jetë më i lartë se 1000.

Për mjetet e prodhuara përpara vitit 1993, norma limit e dioksidit të karbonit do jetë 3.5%, ndërsa ajo e grimcave hidrokarbure jo më i lartë se 750.

Normat e lejuara ulen ndjeshëm për makinat e reja me naftë. Përqindja e dyoksidit të karbonit për mjetet pas 2002, nuk do i kalojë normën 0.5.

Free Traffic Exchange