Demokrati Oerd Bylykbashki e ka cilësuar të padrejtë e të pavlefshëm mbledhjen e Komsionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi sot nga mazhoranca pa praninë e opozitës.
Në një dale për mediat ai tha se mazhoranca po bie në kundërshtim të asaj që u vendos në Kuvend dhe se kjo gjë cënon konsensusin mes palëve
"Duhet ta gjejnë themelin në Kushtetuese, drafti në diskutim, puna e komisionit e njëanshme për të krijuar situatë force, e papranueshmueshme.Jemi në thyerje edhe të vendimit të Kuvendit., për ta bërë me konsensus draftin dhe Reformën. Ky komision do të bëhet si pëlhura e Penelopës.Është rënë dakord vetëm për diçka Kushtetuta dhe ligjet do bëhen së bashku. Pasi të mbyllet kushtetuta ët shihet si drafti do zbatohet pikë për pikë"
Nëse mazhoranca tha Bylykbashi do të votojë e vetme reformën pa praninë e opozitës atëherë duhet të merren parasysh edhe hapat që do ndërmarrë opozita si djegia e mandateve për të cilën ka kërcënuar edhe kryetari Basha